Lajmet e fundit

Gjatë ditës së sotme ka filluar “Australian Open”, ku Novak Gjokoviq nuk do të merr pjesë, pasi u miratua anulimi i vizës së tij
Kampionia në fuqi Naomi Osaka kaloi në raundin e dytë me një fitore 6-3 6-3 ndaj Camila Osorio në vetëm 70 minuta.
Fitore pati edhe për Maria Sakkari, Belinda Bencic dhe Elina Svitolina në ditën e hapjes në Melbourne Park.
Në shortin e meshkujve, Rafael Nadal kaloi Marcos Giron teksa kërkon titullin e tij të parë në Aussie Open që nga viti 2009.
Finalisti i Wimbledon, Matteo Berrettini dhe sensacioni adoleshent Carlos Alcaraz ishin gjithashtu në mesin e fituesve. /Klankosova.tv/