Ka hyrë në fuqi marrëveshja për një armëpushim 10-ditor ndërmjet Izraelit dhe Libanit.
Arritjen e kësaj marrëveshjeje e ka shpallur pak orë më parë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
“Armëpushimi filloi në orën 5 pasdite sipas kohës lindore dhe ka për qëllim të mundësojë negociata me mirëbesim drejt një marrëveshjeje të përhershme sigurie dhe paqeje midis Izraelit dhe Libanit”, ka thënë Departamenti i Shtetit i SHBA-së.
Presidenti libanez, Joseph Aoun e ka mirëpritur marrëveshjen, ndërsa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e ka quajtur atë një mundësi historike për paqe, raporton CNN.
Ndërkohë, Hezbollahu i mbështetur nga Irani, i cili thotë se do t'i përmbahet marrëveshjes me kushte, ka vazhduar të shkëmbejë sulme me forcat izraelite në prag të armëpushimit. /Klankosova.tv
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.