Lajmet e fundit

Zyrtarë Amerikan kanë deklaruar që kanë realizuar sulmet e para ajrore kundër Talebanëve në Afganistan, që nga vendimi i presidentit Barack Obama për të zgjeruar ndërhyrjen e Amerikës në luftë kundër Talebanëve, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
Sulmet në fjalë kanë filluar javën që shkoi dhe kishin target Talebanët në pjesën jugore të shtetit.
Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura për shkaqe të sigurisë operacionale.
Ndërsa vendimi për të sulmuar Talebanët përsëri, përfshinë operacione selektive të cilat janë të rëndësisë së veçantë dhe kanë ndikim të madh në ketë luftë.