Lajmet e fundit

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë tashmë kanë filluar përgatitjet për protestën e sotme të opozitës.
Meqë është ende heret ka shumë pak lëvizje të qytetarëve por punëtorët teknik kanë filluar ta rregullojnë binën ku do flasin përfaqësuesit e opozitës, njofton Klan Kosova.
Protesta do të fillojë në orën 14:00 ku protestuesit do të mblidhen te Bibloteka Kombëtare për të vazhduar më pas para objektit të Qeverisë.