Lajmet e fundit

Trajneri i Kombëtares U17, Donald Suxho ka arritur në Kosovë, dhe ka filluar përgatitjet me ekipin, para ndeshjeve të raundit të dytë kualifikues të kampionatit evropian.
Vashat "Dardane" janë grumbulluar në Istog, ku do t'i zhvillojnë seancat stërvitore para ndeshjeve kualifikuese, njofton klankosova.tv
Kosova është pjesë e grupit E, së bashku me Ukrainën, Belgjikën dhe Estoninë. Ndeshjet zhvillohen mes datave 21-23 prill në Palestrën "1 Tetori" në Prishtinë.