13.09.2017 · përditësuar para 3245 dite1 min lexim
Prokuroria ka nisur hetimet për tri vdekjet e dyshimta që kanë ndodh ditëve të fundit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar Ekrem Lutfiu, zëdhënës për media.
“Po, kanë filluar hetimet lidhur me vdekjen e tre (3) pacientëve në QKUK”.
Derisa Prokuroria ka nisur hetimet për këto vdekje, edhe dy vdekje tjera të dyshimta kanë ndodh në këtë qendër.
Njëra nga to është raportuar sot nga Policia.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.