Lajmet e fundit

Një ditë pasi Erion Veliaj e dorëzoi postin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ai filloi që të akuzojë të parin e Bashkisë së Tiranës,Lulzim Basha.
Ai tha që Basha më shumë qëndron në Hollandë se sa në Tiranë, ku do të duhej të merrej me hallet e qytetarëve.
E menjëherë pas sulmeve që Veliaj ka bërë ndaj Bashës, ka reaguar Bashkia. Përmes një komunikate publike Bashkia Tiranë i drejton kandidatit të së majtës dy pyetje:
Sa lekë kurseu mamaja 2 vjet që ishe ministër?
Sa lekë kushtoi jastëku i Griseldës?
Pyetja e parë lidhet me dasmën e Veliajt në kalanë e Gjirokastrës, dhe me deklaratat e tij që dasmën e ka bërë me kursimet e nënës së tij.
Kurse pyetja e dytë lidhet me Griselda Roshin, gruan e kryebashkiakut të Kavajës që 4 vite më parë kishte bërë një inskenim sikurse ishte rrëmbyer dhe ishte detyruar që të lindte. E krejt më vonë kjo rezultoi që ishte një sajesë e saj.