Lajmet e fundit

Mënyra se si e fillon ditën është tejet e rëndësishme. Nëse je nënë, trajner, shkrimtar apo pronar i ndonjë biznesi të madh apo të vogël ose edhe mësues, ajo çka bënë së pari në mëngjes ka rëndësi të madhe. Sipas filozofisë Ajuverdike, zgjedhjet që bënë rreth rutinës tuaj ditore ose ndërtojnë rezistence ndaj sëmundjeve ose e shkatërrojnë atë.
Nëse mund të gjesh kohë për vetëm një ritual që do të përmirësoj shëndetin, atëherë le të jetë ky…
Fillo ditën me një gotë me ujë të ngrohtë dhe lëng nga një gjysmë limoni. Është aq e thjeshtë saqë dobitë janë shumë të mëdha për ti injoruar.
Ujë i ngrohtë me limon – Dobitë shëndetësore:
Gjëndrat adrenale janë dy gjëndra që ndodhen mbi veshka dhe së bashku me tiroidet tua krijojnë energji. Ato gjithashtu lirojnë hormone të rëndësishme duke përfshirë këtu edhe aldosteronin. Aldosteroni është hormon i liruar nga gjëndrat adrenale që rregullojnë nivelet e ujit dhe koncentrimin e mineraleve si sodiumi në trupin tuaj, kështu duke ju ndihmuar të jeni i hidratuar. Adrenalet janë gjithashtu përgjegjëse për rregullimin e përgjigjes ndaj stresit.
Me vetëm adoptim të kësaj praktike të pirjes së ujit të ngrohtë me limon në mëngjes për vetëm një muaj mundet në mënyrë radikale të ndryshoj përvojën tuaj ditore. Mos u habisni, nëse fillon ta shikosh mëngjesin në një tjetër këndvështrim. Ashtu si thamë, receta është fare e thjeshtë – një gotë apo filxhan (jo i vluar) me ujë të ngrohtë dhe lëng nga gjysma e limonit./mapo.al