Lajmet e fundit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli gjatë vizitës në kompaninë farmaceutike “Trepharm” ka thënë se “Fillimi i Ri” është përkrahje për prodhuesit vendor.
“Është koha që të kthehet problemi nga 90 % import dhe 10 % eksport në të kundërtën.Do ta trajtojmë formën e mjekësisë si aset nacional”, ka thënë Veseli, njofton Klan Kosova.
Në ndërkohë që partneri i Veselit në koalicion, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ai i beson produkteve të kësaj kompanie farmaceutike.