Lajmet e fundit

Autoritetet e Filipineve kanë thënë të kenë kapur një anije të Koresë Veriore pas sanksioneve të reja të Kombeve të Bashkuara lidhur me programin bërthamor të shtetit komunist.
Manolo Quezon, zyrtar presidencial, ka thënë se veprimi ishte pjesë e zbatimit të sanksioneve tashmë në fuqi, transmeton Klan Kosova.
Jin Teng është një nga 31 anijet që janë në pronësi të kompanisë shtetërore të menaxhimit të flotës të Koresë së Veriut, që ëstë subjekt i prekur nga sanksionet.
Ajo për momentin është e ankoruar në Subic Bay dhe ngarkesa e saj është duke u shkarkuar.