Lajmet e fundit

Shtëpitë janë rrafshuar, linjat elektrike kanë rënë dhe mijëra njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre si pasojë e një tajfuni që përfshiu Filipinet veriore, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Zyrtarët e agjencisë së katastrofave kanë thënë se stuhia kishte ardhur edhe nga deti.
Tajfuni i madh e i ngadalshëm në lëvizje së pari e ka goditur qytetin Casiguran në ishullin Luzon të dielën në mëngjes.
Parashikohet se tajfuni që quhet Koppu do të sjellë për tri ditë me radhë rrëke të shiut duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje të dheut.
Alexander Pama kreu i agjencisë kryesore të fatkeqësive në vend, ka thënë se 10,000 persona janë zhvendosur në veri-lindje të Luson-it, mirëpo viktima në njerëz nuk janë raportuar deri më tani.