Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë sonte koncert, nga ora 19:30, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.
Nën dirigjimin e Dario Salvit dhe me pjesëmarrjen e sopranos së mirënjohur Besa Llugiqi, Orkestra do të sjellë një koncert tejet të veçantë për publikun e Gjakovës.
Në koncert do të interpretohen vepra nga kompozitorët shqiptarë Rexho Mulliqi dhe Kreshnik Aliçkaj, si dhe vepra nga kompozitorë botërorë si Giuseppe Verdi, Giacomo Puccini dhe Manuel de Falla, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.