Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, sonte do të mbajë koncert në Casino Bern, të Zvicrës, në kuadër të festimeve në shënim të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Me një mbrëmje gala nën drejtimin e dirigjentit Antoine Marguier, ky koncert do të jetë i veçantë, pasi do të interpretohen vepra të disa prej kompozitorëve shqiptarë të Kosovës të shekullit XX dhe XXI deri te perlat e literaturës klasike botërore, transmeton Klankosova.tv.
Në këtë mbrëmje do të interpretojnë, sopranoja kosovare Besa Llugiqi dhe saksofonisti rus Vitaly Vatulya.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.