Lajmet e fundit
Legjenda portugeze ka vlerësuar lart ndikimin që ka Neymar tek PSG, duke nënvizuar se francezët janë bërë skuadër shumë e rrezikshme pas blerjes së tij

Luis Figo ka thënë se braziliani Neymar i ofron cilësi dhe e bën skuadër të fortë Paris Saint-Germain.
Sulmuesi u transferua në Parc des Princes gjatë afatit kalimtar të verës, për shifrën rekord prej 222 milionë eurosh.
“Neymar është një nga lojtarët më të mirë në botë. Ai ka sjellë shumë cilësi në skuadrën e PSG-së dhe kjo PSG-në e bën një ekip shumë më të fortë”.
“Sa i përket asaj që shihet, ai tërheq shumë vëmendjen e njerëzve”.