Lajmet e fundit

FIFA ka njoftuar që Kupa e Botës për klube më 2025 do të zgjerohet në 32 klube.
Aktualisht, Botërori për klube zhvillohet midis shtatë klubeve të cilat vijnë si kampionë nga konfederatat e tyre.
Presidenti i këtij institucioni, Gianni Infantino, ka treguar që ndonëse më herët plani ka qenë për 24 klube, tashmë është vendosur që numri të shkojë në 32.
“Kupa e re e Botës për Klube do të nisë më 2025 dhe do të përbëhet nga 32 klube, nga klubet më të mira në botë”, ka thënë Infantino.
“Sigurisht, detajet ende kanë mbetur për t’u diskutuar dhe pajtuar, mirëpo turneu me 32 klube do të vazhdojë, duke e bërë të duket si Kupë Bote.