Lajmet e fundit

FIFA edhe zyrtarisht e ka zbuluar llogon e Kampionatit Botëror 2026-të.
Ky kampionat pritet të organizohet në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
Lidhur me kuptimin e kësaj llogoje edhe thirrjes “Ne jemi 26” ka folur edhe presidenti Gianni Infantino.
“Është një moment kur tre vende dhe një kontinent i tërë thonë kolektivisht: ‘Ne jemi të bashkuar si një për të mirëpritur botën dhe për të ofruar Kupën e Botës më të mirë dhe më gjithëpërfshirëse ndonjëherë.”, tha ai.
Kjo llogo do ta ketë dizajnin unik.
Ajo do të përmbajë numrin 26 të bardhë, 2-shin e vendosur sipër 6-shit.
Ngjyra do të kombinohet nga markat individuale të 16 qyteteve pritëse./Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber