Lajmet e fundit
Në mes të skandalit financiar, FIFA ka vendosur te enjtën që t’i paguajë Irlandës pesë milionë dollar si kompensim për mungesen në Kupën e Botës të vitit 2010, kur Thierry Henry luajti me dorë për të shënuar golin e fitores për Francën që ë kualifikoi atë në 32 klubet që do të luanin në botëror.

FIFA zbuloi se do të bëjë këtë pagesë pasi ajo u përmend nga kryetari i Asociacionit të Futbollit të Irlandës, John Delaney.
Kështu në nëntor të 2009-ës Henry drejtoi topin me dorë në minutat shtesë për ti mundësuar bashklojtarit William Gallas që të shënojë golin e fitores kundër Irlandës me rezultat 2:1.
Edhe gjyqtari i atij takimi, suedezi Martin Hansson u pat kritikuar rëndë duke mos e referuar prekjen e topit me dorë.