Lajmet e fundit

Dhoma gjykuese e komitetit etik të FIFA-s ka dënuar për tërë jetën ish-nënkryetarin e FIFA-s Jack Warner, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Atij i është ndaluar për tërë jetën aktivitetet të cilat janë të lidhura me futbollin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Ky vendim është marrë pas një hetimi për procesin e tenderimit për Kampionatet Botërore 2018 dhe 2022, ka konfirmuar FIFA.
Pas hetimeve është mësuar se Warner ka shkelur disa rregullat e përgjithshme të etikës së FIFA-s, dhe këto i ka bërë në mënyrë të përsëritur.