Lajmet e fundit

Ajo që kishin frikë më tepër te Flamurtari ndodhi.
Skuadra vlonjate u penalizua nga FIFA me zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi, për shkak të vonesës në shlyerjen e detyrimit ndaj futbollistit Toni Pezo. Klubi kishte një borxh prej 17 500 Eurosh ndaj kroatit për detyrime të pashlyera në periudhën 2010-2012, kohë kur Flamurtari menaxhohej nga Bashkia Vlorë, dhe pas ankimimit të Pezos në FIFA, organi qeverisës i futbollit botëror kishte bërë një paralajmërim të fundit ndaj klubit Dhjetorin e kaluar.
Flamurtari pretendon se borxhi ndaj kroatit është shlyer në shumën 28 Dhjetor nga administrata aktuale, FIFA ka marrë vendimin e prerë. Urdhëri i Federatës Botërore ka mbërritur në zyrat e FSHF që është e detyruar të ekzekutojë vendimin duke i hequr Flamurtarit 3 pikë nga renditja për këtë sezon. Në këtë mënyrë Flamurtari zbret në kuotën e 13 pikëve në klasifikim aktual të Kategorisë Superirore, në numër të barabartë pikësh me Bylisin e vendit të parafundit duke zbritur në zonën e rënies nga Kategoria./supersport.al