01.07.2018 · përditësuar para 2954 dite1 min lexim
Organi qeverisës i futbollit botëror – FIFA, ka gjobitur Federatën e Rusisë dhe të Serbisë, pasi tifozët e këtyre kombëtareve kanë mbajtur pankarta me përmbajtje raciste.
FIFA shprehet gjatë ndeshjes Rusi – Uruguai janë shfaqur pankarta me përmbajtje neo-naziste
Federata ruse është urdhëruar që të paguajë 10 mijë dollarë gjobë.
FIFA ka thënë se pankartat përfshinin edhe numrin 88, kod i përdorur nga neo-nazistët për përshëndjetjen “Heil Hitler”.
Kurse Federata serbe është urdhëruar që të paguajë 20 mijë dollarë, pasi tifozët serbë kanë mbajtur pankarta për të festuar një grup nacionalist të Luftës së Dytë Botërore, gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Brazilit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.