Lajmet e fundit
Thirrjet raciste në përballjen miqësore ndaj Gjelave i kanë kushtuar Rusisë me dënim nga shtëpia botërore e futbollit, pak kohë para nisjes të Kampionatit Botëror

FIFA ka dënuar të martën Federatën e Futbollit të Rusisë me 30 mijë dollarë, për thirrjet raciste të tifozëve rusë në ndeshjen miqësorë ndaj Francës.
Një fotograf i Reutres ka thënë se pati dëgjuar thirrje raciste në fitoren 3-1 të Francës ndaj Rusisë, të drejtuara kah futbollistët e Gjelave, njëri ndër ta N'Golo Kante.
Rusia është zotuar ta luftojë racizmin brenda vendit, ndërsa ka rritur ndjeshëm masat e sigurisë para Kupës të Botës, që mbahet nga 14 qershori deri më 15 korrik në 11 qytete.