11.12.2018 · përditësuar para 2790 dite1 min lexim
Qindra qytetarë protestuan në kryqëzimin që lidh jugun me pjesën tjetër të vendit.
Për 30 minuta, protestuesit me jelek jeshil bllokuan rrugën kryesore duke krijuar radhë të gjata te automjeteve.
Protestuesit, kryesisht ish-naftëtarë, infermierë dhe fermerë, janë në mbështetje të studenteve si dhe kërkojnë uljen e çmimit të naftës, hapjen e vendeve të punës etj.
Më pas me thirrjet “Rama ik”, protestuesit janë drejtuar përgjatë bulevardit kryesor të qytetit të Fierit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.