Lajmet e fundit

Një 22-vjeçare nga Fieri, është drejtuar në polici për të denoncuar dhunën që pësonte nga i ati. Sipas burimeve policore, shtetasja E. Duka ka deklaruar dje para uniformave blu se ishte dhunuar egërsisht nga i ati.
Si pasojë, policia e këtij qyteti ka arrestuar 45-vjeçarin, Ilir Duka, me banim në lagjen “Konferenca e Pezës”. Ai akuzohet për “Dhunë në familje”, shkruan shekulli.
Bëhet e ditur se ai vuante nga çrregullime mendore, çka e bënte që në periudha të caktuara, për debate nga më të voglat të humbte kontrollin.