Policia e Fierit ka vënë në pranga një 42-vjeçar në Fier. Ai dyshohet se ka tentuar të vriste dy prindërit e tij të moshuar.
Siç njofton policia, ai i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte bashkë me prindërit. Më pas ka mbyllur dyert në mënyrë që ata të mos dilnin nga banesa dhe është larguar, raporton Klankosova.tv.
Ndërkaq, bëhet e ditur se policia e Fierit ka arritur të arrestojë shtetasin A. S., 42 vjeç.
Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale, “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Dy të moshuarit raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia, zjarrfikësit dhe fqinjët që shkuan menjëherë sapo u njoftuan për ngjarjen arritën t’i nxirrnin në kohë nga banesa. Ata e kaluan mbrëmjen e së mërkurës në spitalin e Fierit, ndërsa sipas të dhënave nga fqinjët e tyre, e moshuara ishte prej vitesh e paralizuar. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.