29.10.2018 · përditësuar para 2834 dite1 min lexim
Një fëmijë 4 vjeçar është mbytur paraditen e së hënës në pusin që shërbente për furnizimin me ujë të familjes.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ruzhdie të Fierit.
Fëmija me iniciale F.K. dyshohet se duke luajtur në oborrin e shtëpisë është rrëzuar dhe është mbytur në pus, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.