Lajmet e fundit

Ish-presidenti kuban Fidel Castro në një shkrim autorial ka thënë se e kundërshton afrimin mes Uashingtonit dhe Havanës, duke theksuar se vendi i tij "nuk ka nevojë për asnjë dhuratë" nga Shtetet e Bashkuara, raportojnë mediat botërore, përcjellë Klan Kosova.
89 vjeçari, që njihet si ikona e revolucionit kubanez nuk është parë gjatë vizitës historike që javën e shkuar i bëri vendit komunist presidenti amerikan Barack Obama.
Kjo vizitë ishte parë edhe si një përjekje për të konsoliduar normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, përcjellë Klan Kosova.