Lajmet e fundit

Në bazë të ofertave të hapura dhe kushteve të ofruara, Komisioni i Federatës së Futbollitë të Kosovës shpalli fitues Kompaninë e platformës Digit Alb.
Komisioni i FFK-së për përzgjedhjen e ofertuesit-fituesit për të drejtat vendore televizive për Superligën e Kosovës shqyrtoi ofertat e tri kompanive: 1. RTK, 2. Digit Alb dhe 3. Klan TV.
Në bazë të ofertave të hapura dhe kushteve të ofruara, Komisioni shpalli fitues Kompaninë e platformës Digit Alb si ofertuesin më të mirë financiar që kishte ofertë prej 150 mijë eurove për kampionatin 2016/2017.
FFK-ja edhe në këtë kampionat të gjitha të hyrat nga e drejta vendore televizive do t’ua shpërndajë klubeve te Superligës së Kosovës.