Lajmet e fundit

Federata e Futbollit të Kosovës ka organizuar seminar për drejtor, sekretar dhe administratorë të gjitha klubeve kosovare.
Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu ligjëroi para tyre statutin e shtëpisë së futbollit botëror FIFA, njofton Klan Kosova.
Ai gjithashtu u shpjegoi atyre edhe çështjet rregullative brenda klubeve. Ndryshe zyrtarët e klubeve thonë se këtyre tri pozitave nuk u është kushtuar shumë kujdes deri më tani.
Krejt kjo u tha se po bëhet në mënyrë që skuadrat kosovare të jenë të gatshme në rast në pranimit në UEFA dhe FIFA.