Lajmet e fundit

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar me rastin e vdekjes së ish-trajnerit të Prishtinës, Miroslav “Çiro” Bllazheviq.
FFK në reagim thekson se Bllazheviq me pasion e kishte udhëhequr gjeneratën e artë të Prishtinës.
“Çiro ishte mjaft i dashur për komunitetin e futbollit në Kosovë, ngase drejtoi me shumë pasion e sukses gjeneratën e artë të Prishtinës në elitën e futbollit të ish-federatës në vitet 1985/86”, thuhet në njoftimin e FFK-së përcjell Klankosova.tv
Ish-selektori i Kroacisë vdiq në moshën 88-vjeçar pas një sëmundje të gjatë/ Klankosova.tv