Lajmet e fundit

Gazetari dhe autori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka reaguar në lidhje më vrasjen e çiftit çek nga Sokol Mjacaj.
Ai ka thënë se përgjegjëse për këtë janë edhe institucionet e shtetit,institucione të cilat dënuan të njëjtin person për vrasje me vetëm 5 vite burg. Fevziu këtë reagim e ka bërë në rrjetin social facebook.
“Vrasesi i turisteve Ceke u kap! Vrases dhe kriminele ka cdo vend. Mund te ndodhte nje gje e ngjashme. Por kur degjova emrin e vrasesit Sokol Mjacaj u kujtova per vrasjen e 13 vjecarit 5 vjet me pare. I pane nje varse floriri ne qafe dhe deshen t'ja marrin. Ai nuk jua dha se e kishte dhurate nga prinderit. Qe ti merrnin varesen e vrane duke e goditur me gur ne koke deri sa dha shpirt. Kemi bere nje emision Opinion per ate vrasje. Mjacaj ishte nje nga vrasesit dhe u denua me 5 vjet burg. Dhe u harrua. Nje muaj pas daljes nga burgu vrau serish 2 njerez te pafajshem per t'ju vjedhur makinen. Ne kete rast nuk eshte nje ngjarje cfaredo. Eshte nje vrasje e paralajmeruar qe institucionet e kane gatuar me papergjegjshmerine e tyre...” shkruan Fevziu në facebook,transmeton Klan Kosova.