Lajmet e fundit

Për nder të 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës këngëtari Ilir Shaqiri do të mbajë një koncert të veçantë.
Ai do të fillojë me këngë patriotike që Shaqiri i këndoi në vitet e 80-ta e do të përfundojë me atë të pavarësisë.
Por, ky thotë që hijeshinë performancës së tij do t'ia shtojë skena e Klan Arenës, ku edhe do të mbahet ky koncert nga ora 21:00.
Këngëtari Ilir Shaqiri ishte anëtar i Trupës Ushtarake Artistike në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Derisa gjatë vitit 1998 mbajti më shumë se 109 koncerte nëpër Evrope në përkrahje të UÇK-së.
Për këtë arsye, u nderua medaljen Presidenciale të Meritave, “Nderi i Kosovës” nga ish-presidenti Hashim Thaçi.
E organizimi i koncertit të tij nën patronatin e qeverisë, i vë majën kreativitetit të ekipi të televizionit Klan Kosova, që po ashtu në këtë ditë e shënon 12 vjetorin e themelimit.