Lajmet e fundit
Një prej protagonistëve të atyre netëve që lanë gjurmë të mëdha në historinë shqiptare jo vetëm të muzikës, konferencieri i festivalit, Bujar Kapexhiu sjell kujtimet, emocionet, përshtypjet, por edhe ato çka la pas në jetën dhe karrierën e tij Festivali XI i Këngës në RTSH. Një rrëfim mbi atë katarsis që desh ta sillte ndryshimin nga muzika.

Vitet ’60 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shënjoheshin fort nga revolucioni i të rinjve që guxuan të preknin tabut, rroku psikedelik, koncertet turne, vera e dashurisë, thirrjet kundër luftës, kriticizmi i vlerave të klasës së mesme, bërja njësh me natyrën, protestat paqësore ndaj stigmave sociale, predikimi i lirisë personale dhe paqes, revolucioni seksual, tymosja e bimëve narkotike, moda e çuditshme…e deri tek i famshmi festivali Woodstock, i cili mblodhi rreth 500 mijë të rinj të pagëzuar me emrin hippie, të cilët dëgjonin Richie Havens, Joan Baez, Janis Joplin, The Grateful Dead, Creedence Clearwater Revival, Crosby, Stills, Nash&Young, Santana, The Who, Jefferson Airplane, Jimi Hendrix etj.
Idealet e hippie-ve për dashuri dhe paqe duket se pushtuan gjithë botën, duke ndikuar ndjeshëm në muzikë, letërsi, pikturë dhe artet e tjera.
Fillimvitet ’70, shumë larg Amerikës, në një vend të vogël e të izoluar të Bllokut Lindor komunist, revolucioni hippie kishte arritur të tejshponte, edhe pse me grimca, realitetin e çeliktë.
Vajza me fustane të gjatë, flokë të derdhur e të lëshuar mbi supe, bizhuteri dhe aksesorë të shkëlqyeshëm, djem me faforite të gjata allaBeatles, xhaketa me ngjyra të forta, kopsa metalike në nuanca argjendi e florinjta, pantallona me prerje cowboy, këpucë lustrafinë, që këndonin këngë për dashurinë, rininë, miqësinë nën ritmet moderne rrok…
Ashtu si Woodstock-u në SHBA, Bashkim Alibali, Dorian Nini, Ema Qazimi, Françesk Radi, Iliriana Çarçani, Ilmi Sino, Justina Aliaj, Lefter Agora, Liljana Kondakçi, Lindita Theodhori, Petrit Dobjani, Suzana Qatipi, Sherif Merdani, Shkëlqim Pashollari, Tonin Tërshana, Valentina Gjoni, Vaçe Zela, por edhe Todi Lubonja, Mihallaq Luarasi, Edi Luarasi e Bujar Kapexhiu, ata të rinj të talentuar në passkenat e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit patën të parandjenjën se po sillnin Erën e Re të ndryshimit edhe në Shqipëri…Bindja e tyre qe po aq jetëshkurtër sa edhe vetë Festivali XI i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, në ato tri net të funddhjetorit të vitit 1972.
Revolucionet kur nuk qëllojnë të suksesshme mbartin fatin e hidhur të shtypjes, ashtu si ndodhi shpejt me të gjithë ‘frymën moderniste perëndimore’ që këta armiq të rinj i sollën frymës së shëndoshë komuniste.
Fundi i hidhur i historisë është fort mirë i ngulitur në kujtesën e të gjithë shqiptarëve. Të përjashtuar, të internuar e të burgosur pati lëvizja e re, që mëtoi ta sillte revolucionin nga muzika. Një prej protagonistëve të atyre netëve, të asaj ngjarjeje që ka shënjuar historinë e vendit tonë, konferencieri i festivalit Bujar Kapexhiu sjell kujtimet, emocionet, përshtypjet, por edhe ato çka shënjoi në jetën dhe karrierën e tij Festivali i XI i Këngës në RTSH.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu: