Lajmet e fundit

Tenori kosovar dhe themeluesi i festivalit, Rame Lahaj, do të ngjitet në skenën e “Gala Night – Rame Lahaj & Friends”, bashkë me artistë ndërkombëtarë të operës.
Koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku zërat e artistëve do të shoqërohen nga Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar, nën dirigjimin e maestro Giuseppe Finzit.
Lahaj tha se përmes muzikës synohet të përcillet mesazhi i paqes dhe shpresës, në një kohë kur bota përballet me tensione dhe konflikte.
Në këtë mbrëmje do të performojnë edhe sopranoja Vanessa Goikoetxea, mezzo-sopranoja, Štěpánka Pučálková dhe bass-baritoni, Luca Pisaroni.
Pas tri javësh me koncerte, masterclassa, ekspozita dhe aktivitete edukative, gala koncerti shënon përmbylljen artistike të festivalit Ndërkombëtar Operistik në Prishtinë. /Klankosova.tv