Lajmet e fundit

Edicioni i 12-të i Festivalit të Filmit të Shkurtër "Nine Eleven" dedikuar 11 shtatorit do të mbahet me 10 dhe 11 shtator, në Prishtinë.
Zyrtarja e Festivalit për komunikim me publikun dhe mediat, Getoarbë Mulliqi-Bojaj ka thënë për Klan Kosovën se festivali këtë vit do të jetë më ndryshe nga edicionet e viteve të kaluara.
“Këtë edicion do të shfaqen filmat fitues të edicioneve të kaluara, si dhe disa filma të cilët do të aplikojnë nga jashtë”.
“Për dallim nga vitet e kaluara, festivali nuk do të ketë karakter garues dhe nga pesë ditë sa zgjaste zakonisht, do të kthehet në dy ditë. Nuk do të ketë juri që do t'i vlerësojë filmat, pra, do të jetë projeksion special”.
Mulliqi-Bojaj ka bërë të ditur se hyrja për të gjithë artdashësit e filmit si çdo vit do të jetë falas, ndërsa pas projeksionit të filmave do të ketë edhe afterparty.
Ajo gjithashtu ka shtuar se nuk do të mungojnë edhe ekipet e filmave të cilët do të shfaqen.
Lista e filmave që do të shfaqen në këtë edicion :
Kosova 9/11 – Burbuqe Berisha
Hekurishtja – Burim Haliti
Kati i pestë – Ben Apolloni
Si qeni n’rrush – Yll Çitaku dhe Driton Hajredini
Rrobaqepësja – Arlinda Morina
Kthimi – Blerta Zeqiri
UN Kosova – Burim Baftiu
The Eaters – Besim Ugzmajli
In Memoriam – Ilirjan Himaj
My city screams – Ibrahim Deari