Lajmet e fundit

Kori i Flautëve të Kosovës në përbërje të 20 anëtarëve të drejtuar nga flautisti beogradas Ljubisa Jovanovic do interpretojnë një repertor tejet atraktiv për publikun.
Kjo njëherësh do të jetë prezantimi i rezultati të punëtorisë disa ditore të flautistëve nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia me pedagogun Jovanovic i cili ndryshe njihet edhe si artist i markës Haynes.
Ndërsa pjesa qendrore e mbrëmjes do jetë koncerti i trios Triisimo në përbërje të pianistes Olga Zado - njëherësh artiste e markës Seintëay & Sons, violinistit Robert Koëalski - koncertmjeshtër i "Orchestra della Svizzera Italiana" si dhe violonçelisti Boris Nedialkov i cili aktivitetin e tij koncertal e ushtron në Amsterdam.
Festivali DAM është themeluar në vitin 2006 dhe që atëherë qëllim kryesor ka promovimin e artistëve të rinj. Festivali do të mbyllet me 26 shtator me recitalin e kitaristit Drilon Çoçaj, njofton Klan Kosova.