Zhurma karakteristike e motorëve të fuqishëm dhe tingujt e muzikës rock kanë pushtuar Korçën gjatë fundjavës.
Në kuadër të festivalit “Moto&Rock” emra të njohur të muzikës shqiptare, si Aleksandër dhe Renis Gjoka, si dhe grupe të tjera të rokut kanë shoqëruar zhurmën e “mbretërve” të rrugës si Harley Davidson, BMW GS, Ducati Monster, Yamaha Drag Star e shumë të tjerë, që parakaluan nëpër rrugët e qytetit, duke sjellë një spektakël të vërtetë për të gjithë dashamirësit e adrenalinës dhe motoçikletave.
Motoristë vende të ndryshme të Bashkimit Evropian kanë vlerësuar organizimin dhe mikpritjen e korçarëve.
“Është hera ime e parë në Shqipëri, kam bërë një tur nga Gjermania, me pas Greqi, e tani në Shqipëri. Është vend shumë i bukur këtu. Me pëlqen shume Tirana, rrugët e pastra dhe Korça shumë mikpritëse. Ushqimi dhe birra janë fantastike”, tha një motorist.
“Janë evente qe i futin në rrjete sociale dhe i bëjnë punë qytetit. Mblidhen nga gjithë trevat shqiptare, kanë ardhur nga Greqia e të huaj. Motoristet shqiptare por e të huaj, shoh italiane shumë. E ne nga Greqia erdhëm, jemi shqiptare që rrimë në Greqi”, u shpreh një tjetër.
Festivali zgjati dy netë në sheshin kryesor të Korçës, ndërsa ky është viti i pestë radhazi që organizohet, duke u kthyer tashmë në një traditë./euronewsalbania/
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.