Lajmet e fundit

Në mënyrën më të mirë të mundshme ka nisur tradita e festivalit të muzikës elektronike “The Summit”
Edicionin e pare të festivalit e kan vizituar rreth 4 mijë njerëz, duke tejkaluar të gjitha parashikimet tona. Modus falenderon të gjithë pjesmarrësit e “The Summit” Fest.
“The Summit” ka ngritur për disa shkallë më lartë nivelin e organizimit të festivaleve në Kosovë.
Të gjithë ata që ishin pjesë e “The Summit” janë ndarë tejet të kënaqur, dhe janë mahnitur nga të gjitha elementet që ka ofruar “The Summit” duke u nisur nga zërmi Super Professional prej 160 mije vatëve, efekteve speciale të ndriqimit dhe shfaqjes me 3d lassera.
12 artistët pjesëmarrës gjatë dy netëve të festivalit kanë shkëlqyer në përformancat e tyre, duke bërë që njerëzit të vazhdojnë festën deri në mengjes.
Stafi I MODUS dëshiron të falënderoj të gjithë përkrahësit e festivalit” Komunën e Prishtinës, Policinë e Kosovës, Drejtorinë e Kulturës së Komunës së Prishtinës, Departamentin e emergjencave të Komunës së Prishtinës, Drejtorinë e Shëndetësisë të Komunës së Prishtinës.
Sponzorët: Birra Peja – sponsor general, Spark, Akull, Mia Vita, AMC Corporations, Klan Kosova - Sponsor General Medial, Hotel Garden, Taxi Beki, A&A Restaurant, Besa Security, PR Solutions, Telegrafi.com, Art Graphics, Urban FM, Rave Travel. Mediat tjera: KTV, Dukagjini, KultPlus, Radio Kosova, Bota Sot, Radio 21.