Lajmet e fundit

Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit do të zhvillohet për herë të parë në Tiranë, me synim promovimin e artistëve dhe të Shqipërisë në botë.
Puna për këtë aktivitet, që vjen nën nismën e piktorit Helidon Haliti, njëkohësisht president i Shoqatës Ndërkombëtare të Akuarelistëve për Shqipërinë, ka nisur prej disa muajsh.
Festivali e bën Shqipërinë të jetë në këtë mënyrë në vëmendjen e artistëve nga e gjithë bota.
Një komision i veçantë i ngritur për përzgjedhjen e punëve që do të prezantohen në festival ka shqyrtuar me qindra punë të paraqitura nga e gjithë bota, në teknikën e akuarelit.
Komisioni përbëhet nga personalitete të shquara të arteve pamore shqiptare dhe me karrierë 50 vjeçare, artistë me shumë tituj dhe çmime.