Lajmet e fundit

Në Fushë Kosovë, sot pritet të fillojë edicioni i tretë i Festivalit Ballkanik të Folklorit, transmeton Klan Kosova.
Në këtë festival do të marrin pjesë gurpe dhe ansamble nga vende të ndryshme si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Mali i Zi, Turqia dhe Kroacia.
Në ambientet e shkollës “Mihal Grameno” do të fillojë festivali.
Festivali fillon në ambientet e Shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë.
Para fillimit të festivalit, nga ora 18:00 përgjatë rrugës “Dardania” do të mbahet defileu i pjesëmarrësve të Festivalit.