Lajmet e fundit

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, ka thënë se festa e Fitër Bajramit atje këtë vit është e zbehtë për shkak të rregullave kundër COVID-19.
Ai ka deklaruar se para dy ditësh janë vendosur rregulla të reja sipas të cilave është e ndaluar rreptësisht të bëhen vizita për Bajram e në rast se bëhen dënimet janë fort të mëdha edhe për mysafirët edhe nikoqirët.
“Nuk ka fare atmosferë të Bajramit për shkak të rregullave dhe prortokollove tepër strikte në luftën kundër COVID-19. E vetmja çka lejohet që të festohet këtu është me rrethin familjar, derisa rreptësisht ndalohet vizita me të tjerë. Pardje kanë vendosur rregulla të reja ku çdokush dënohet në rast se pranon vizitorë, derisa secili vizitor dënohet deri në 3000 euro nëse shkon që të bëjë Bajram. Falja e namazit ka qenë e kufizuar vetëm 15 minuta, derisa ka qenë rreptësisht i ndaluar organizimi i çfarëdo organizimi për kremtimin e Fitër Bajramit”, tha ai në Info Magazine të Klan Kosovës.