Lajmet e fundit

Për nder të ditës së çlirimit të Lipjanit, kjo komunë në bashkëpunim me atë të Shtimes si dhe organizatën joqeveritare IKC mbajtën panairin e prodhimeve bujqësore vendore.
Këtu fermerët promovuan produktet e tyre dhe në ndërkohë për nder të ditës së çlirimit ata i shërbyen lipjanasit me ushqim gratis, transmeton Klan Kosova.
Me këtë rast zyrtarët komunalë nga të dyja komunat të cilët ishin prezent thanë se fermerët janë në rrugë të mirë dhe si të suksesshëm po fitojnë grante nga ministria e bujqësisë.