Lajmet e fundit

Mësuan të lexojnë e të shkruajnë.
E tashti fatosët e shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë, janë gati të lexojnë për të mësuar, prandaj sot patën festë.
Të vegjlit e dinë si radhiten shkronjat në abetare, por ata dinë edhe të vlerësojnë se ku i patën sfidat, kur mësuan germat.
Meqë rrugën e dijes e nisën në kohë pandemie, ata patën edhe vështirësi, të cilat i tejkaluan me sukses.
Shkronjat i përvetësuan edhe nxënësit e Shkollës së Gjelbër në kryeqytet.
Por, ata këtë sukses do ta shënojnë në ditën e fundit të mësimit, në mënyrë simbolike.
Këtë vit, shkollat, varësisht nga situata që kanë brenda institucionit, do ta shënojnë festën e abetares e cila tradicionalisht është festuar me ceremoni dhe me prezencën e prindërve.