Lajmet e fundit

Me raportin para Presidentës së Republikës Atifete Jahjaga nga Komamdanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, u hap rruga për parakalimin e trupave ushtarake e atyre policore.
E kështu nis edhe manifestimi qendrorë dedikuar 8 vjetrotit të Pavarësisë, transmeton Klan Kosova.
Për ta ndjekur këtë parakalim, ka shumë qytetarë të interesuar që kanë zënë vendet e tyre nëpër shesh e të parët këndej defiluan pjestarët e orkestrës frymore, pas tyre erdhën njësitet elite të FSK-së dhe Policisë që u përshëndetën me duatrokitje.
Këtu, presidentja Jahajaga, tha se duhet punë e forcë, që bashkërisht ta qojmë deri në fund ndërtimin e shtetit.
Me të përfunduar fjalimet e parakalimet, sheshet e kryeqytetit morën një tjetër pamje, pasi që në Prishtinë zbarkuan përkrahësit e opozitës nga anë të ndryshme të Kosovës.
Një pjesë e tyre u mblodhën në Oborrin e Biblotekës Kombëtare, ku prisnin udhëheqësit opozitarë që t’i prijnë drejt sheshit Skëndërbe, aty ku edhe ishte vendtakimi i të gjithëve, transmeton Klan Kosova.
Prapa udhëheqësve të Vetëvendosjes, qëndronin edhe opozitarët tjerë, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.
Fjalimet e opozitarëve në foltore, ndonëse që kishin të njëjtin qëllim, kërkesën për largimin e Qeverisë aktuale, megjithatë dallonin në mënyrën e të shprehurit, transmeton Klan Kosova.
Kronikë e përgatitur nga gazetari, Kushtrim Reshitaj: