Lajmet e fundit

Gigi Hadid dhe Bella Hadid si duket do ta nisin vitin 2016 me shumë dashuri dhe hare.
Vetëm disa ditë para se të fillon një vit i ri, supermodelet janë duke gëzuar një pushim me dëborë bashkë me vëllain e tyre Anwar Hadid dhe nënën Yolanda Foster.
Ato duke festuar Krishtlindjet kanë vendosur që të kenë një zbavitje të vogël në kabinën e tyre duke dëgjuar muzikën e filmit të njohur “High School Musical”.
Në një video të postuar në Snapchat Gigi shihet duke ndjekur koreografinë e saktë të "We're All in This Together” ndërsa Bella shkon një hap tutje duke kërcyer mbi shtrat.
Argëtimi duket se për familjen Hadid vjen pas ndryshimeve që kanë ndodhur në jetën e tyrepersonale, transmeton Klan Kosova.
Këtë vikend është konfirmuar se Bella dhe i dashuri The Weeknd janë në një pauzë në marrëdhënien e tyre të dashurisë ndërsa Gigi ka konfirmuar lidhjen e saj me Zayn Malik.
https://www.instagram.com/p/_xqZh6P0wJ/?taken-by=gigihadidsnapchat