Lajmet e fundit

Liria është gjaku i dëshmorëve të rënë në altarin e lirisë.
Me këtë moto Peja festoi 8 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Në kuadër të manifestimeve ishte edhe dhurimi vullnetar i gjakut.
E kjo festë mund të kthehej në tragjedi pas shkëmbimit të zjarrit që ndodhi në rrugën Mbretresha Teutë të mërkurën pasdite.
Veç këtij incidenti, Peja më 17 shkurt ishte e fokusuar në festë.
Protesta që u bë në sheshet kryesor të Prishtinës nuk kishte simpatinë e atyre që kremtonin në kryeqendrën e Dukagjinit.
Festë pati edhe në Kuvendin Komunal të Pejës, megjithëse edhe aty, opozita vendosi që të mos jetë prezente.
Këtë të fundit u arsyetuan se “festojnë” duke protestuar.
E derisa në Kuvendin Komunal u luajtën pjesë të klasikëve të muzikës, për qytetarët komuna nuk organizoi diçka të veçantë.
Kronikë nga Rilind Matoshi.