Lajmet e fundit

Të parët arritën oficerët dhe ushtarët.
E pas tyre, në vendin ku do të shënohet përvjetori i 8-të i shtetit të Kosovës, arritën edhe deputetë, ministra e përfaqësues ndërkombëtar, njofton Klan Kosova.
Në mesin e tyre ishte edhe ish presidenti, në kohën e shpalljes së pavarësisë, Fatmir Sejdiu.
Në skenën e ngritur në sheshin Zahir Pajaziti, ku do të festohej Dita e Pavarësisë së Kosovës, nuk vonuan e arriti edhe kryeministri i Kosovë, Isa Mustafa e Hashim Thaçi, njëri pas tjetrit.
E fundit arriti ajo që e ka epitetin e të parës së shtetit dhe komandantes supreme të FSK-së, Atifete Jahjaga, të cilës iu raportua nga komandanti i kësaj force, Rrahman Rama.
Para qytetarëve e të ftuarve, erdhi e para Orkestra e FSK-së, e cila intonoi himnin shtetëror.
Presidentja Jahajaga, tha se duhet punë e forcë, që bashkërisht ta qojmë deri në fund ndërtimin e shtetit.
Ndërsa kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, premtoi punë dhe angazhim të qeverisë që drejton në përmbushjen e detyrave që ajo ka përball mandatit që ia kanë dhënë qytetarët.
Të dy drejtuesit institucional të shtetit bën thirrje që të gjithë se bashku të festojnë ditelindjen e shtetit.
Fjalimet ia lan radhën parakalimit të batalioneve të FSK-së dhe Policisë së Kosovës.
Kjo pjesë e ceremonisë u mirëprit nga qytetarët.
Me të përfunduar parada ushtarake, drejtues institucional e ushtarak, deputete e mysafirë u panë duke uruar njëri tjetrin.
Me kaq mori fund ceremonia zyrtare, por e para e shtetit shfrytëzoi rastin të takoi, uroj e fotografohet me qytetarët që kishin dal në sheshet e Prishtinës për ta përcjellë ceremoninë me rastin e 17 shkurtit.
Megjithatë, ajo nuk pati ndonjë koment sa i përket entuziazmit të qytetarëve për të festuar.
Në fund, Jahjaga shfrytëzoi rastin që të ulët në njërin nga lokalet në sheshin Nënë Tereza, që bashkë me ekipin e saj ta shijojnë edhe nga një kafe.
Fotografitë me fëmijët nuk munguan as aty.
Ndërsa në anën tjetër, pjesëtarët e FSK e Policisë filluan largimit e rrethojave në të gjitha sheshet, ku edhe pritej që pas pak të fillonte protesta e opozitës.
E në këtë ditë, në Prishtinë kishte ardhur edhe ky i ri nga Japonia, i cili e dinte se çka po ndodhte. Ai pati një mesazh për kosovarët.
Kronikë e Kosovë Gjocit.