Lajmet e fundit

Në mbarë botë, në mesnatën e ditës së djeshme, katolikët kanë filluar festimin e Krishtlindjeve e si gjithmonë, Papa ka mbajtur meshën e mesnatës në Vatikan.
Në qytetin e shenjtë të Betlehemit në qytetin e West Bank ku besohet se ka lindur Jezusi, festa e Krishtlindjeve ka rënë në hije për shkak të ngjarjeve të dhunshme kohëve të fundit më mes palestinezëve dhe izraelitëve.
Disa nga fotografitë që ka sjellë BBC, tregojnë se si është festuar nata e Krishtlindjeve nëpër botë, transmeton Klan Kosova.
Pekin
Ambasadat Britanike në Kinë kanë lëshuar një paralajmërim për kërcënim terrorist në Pekin.
Irak
Qindra njerëz e kanë përcjellë meshën në Kishën Katolike të Zonjës së Shpëtimit në qendër të Bagdadit.
Të krishterët në Irak janë përballur me persekutim të egër nga të ashtuquajturit Shteti Islamik.
Indonezia
Qindra njerëz kanë mbajtur qirinj një meshën e qytetit Surabaya