Lajmet e fundit

Shoqata “Steel Wings” ka organizuar një aktivitet me motoçikleta për të shënuar 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Kjo shoqatë mblodhi shqiptarë nga Tirana, Vlora, Durrësi dhe qytetet të tjera të Shqipërisë për të ardhur në Kosovë me motoçikleta.
Në hyrje të shtetit, në pikën kufitare të Vërmicës, mysafirët u pritën nga motoristët vendës.
Me këtë mirëpritje, shqiptarët matanë kufirit u ndjenë të nderuar, njofton Klan Kosova.
Kronikë e zgjeruar nga gazetari Rilind Matoshi.