Lajmet e fundit

Dalja pozitivë me COVID-19 të tetë lojtarëve të FC Prishtinës pas testimit në Gjibraltar ia ka pamundësuar skuadrës nga kryeqyteti i Kosovës që të udhëtojë me këta futbollistë drejt këtij vendi ku do të luhet takimi me Lincoln.
Me këtë rast Prishtina obligohet të marr lojtarë të tjerë dhe për këtë janë mobilizuar edhe skuadrat e Superligës duke ofruar futbollistët e vet në dispozicion të "bardhë e kaltër".
Me këtë rast Ferronikeli do t'i japë gjashtë futbollistë.
Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Ferronikelit Erlind Krasniqi.
Lojtarët janë:
Albert Dabiqaj;
Yll Hoxha;
Lapidar Lladrovci;
Ilir Berisha;
Mendurim Hoti;
Florjan Smakiqi.
FC Prishtina ka publikuar listën e plotë të ekspeditës: