Lajmet e fundit

Ferronikeli arriti të fitojë ndeshjen gjysmëfinale të fazës parakualifikuese në rrugëtimin drejt Champions League përballë skuadrës nga Gjibraltari Red Lincoln Imps.
Kampionit të Kosovës nuk iu deshtën më shumë se 180 sekonda për të ngritur në këmbë pak shikues që ishin të pranishëm në Stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
Kundërsulmin e shpejtë në gol e shndërroi Mendurim Hoti.
Dominimi në fushë i vendësve vazhdoi edhe në pjesën e mbetur të fraksionit të parë, duke mos munguar as rastet për ngritjen e epërsisë, mirëpo shifrat nuk ndryshuan.
Ferronikeli shkoi në pushim me një gol në epërsi.
Pjesa e dytë filloi me një ritëm pak më të plogësht se sa në të parën.
Dominimi i vendasve vazhdoi duke ia pamundësuar barazimin e rezultatit mysafirëve, njofton Klan Kosova.
Diferenca e epërsisë ka mundur të jetë më e thellë sikur Ferronikeli të shfrytëzonte rastet që kishte për shënim.
Ferronikeli të premtën përballë do ta ketë ekipin FC Santa Coloma.